Januzaj shënoi 17-18 gola në një ndeshje

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka mahnitur skautët e futbollit nga mosha e re dhe kishte shkatërruar ekipet kundërshtare edhe si 6-vjeç. Alex Silva, ish skaut dhe trajner në skuadrën e parë të Januzajt, FC Brussels, tha për Sun on Sunday se e kishte parë Januzajn në një ndeshje ku ishte i…

Sport

13/10/2013 15:37

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka mahnitur skautët e futbollit nga mosha e re dhe kishte shkatërruar ekipet kundërshtare edhe si 6-vjeç.

Alex Silva, ish skaut dhe trajner në skuadrën e parë të Januzajt, FC Brussels, tha për Sun on Sunday se e kishte parë Januzajn në një ndeshje ku ishte i përfshirë edhe biri i tij David.

“David ende flet rreth kësaj. Ishte një ndeshje e ekipeve U-7, ne luanim kundër La Louviere dhe takimi përfundoi 22:0.  Adnan me siguri shënoi 17 ose 18 gola. Ai ishte i shkëlqyeshëm. David u inkuadrua si rezervist dhe më tha, ‘babi, ai është shumë, shumë i mirë’. Adnan kishte teknikë të jashtëzakonshme për moshën e tij. Këmba e tij e majtë ishte e jashtëzakonshme. Ishte i vogël, shumë i lehtë por kishte dëshirë të madhe. Ai nuk kishte frikë nga askush”, deklaroi Silva.

Januzaj është bërë temë e nxehtë pas dy golave për Manchester Unitedin në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit fundjavën e shkuar, në debutimin e tij si titullar në Premierligë.

Ai iu bashkua Unitedit nga Anderlecht më 2011.