Januzaj refuzon Belgjikën

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots planifikon të takohet me Adnan Januzajn pasi tinejxheri i Manchester Unitedit refuzoi ftesën për inkuadrim në ekipin Kombëtar. 18-vjeçari kosovar ka të drejtë të paraqitet për një numër të ndryshëm shtetesh përfshirë Shqipërinë. Wilmots kishte shpresuar se Januzaj do të jetë pjesë e skuadrës së tij për dy duelet e…

Sport

08/10/2013 09:38

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots planifikon të takohet me Adnan Januzajn pasi tinejxheri i Manchester Unitedit refuzoi ftesën për inkuadrim në ekipin Kombëtar.

18-vjeçari kosovar ka të drejtë të paraqitet për një numër të ndryshëm shtetesh përfshirë Shqipërinë. Wilmots kishte shpresuar se Januzaj do të jetë pjesë e skuadrës së tij për dy duelet e radhës kualifikuese kundër Kroacisë dhe Uellsit, por ka marrë përgjigje se futbollisti ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Madje, qarkullojnë njoftime se ai është duke pritur nëse Kosova pranon njohje zyrtare nga FIFA.

Në deklaratat e tij nga Daily Mail, Wilmots tha: “Kjo është hera e parë që jam munduar ta inkuadroj në ekip, sepse desha t’i dërgoj mesazh të qartë. Fatkeqësisht, kam marrë përgjigje shumë të shpejt nga Anglia kur Manchester United më kontaktoi dhe tha se futbollisti nuk është i gatshëm të vendos rreth të ardhmes së tij ndërkombëtare. E respektoj qëndrimin e tij. Çdo futbollist ka të drejtë të vendos për vete dhe nuk do të mundohem t’i jap kurrfarë lloj ultimatumi. Por, synoj të takohem me të dhe përfaqësuesit e tij në mënyrë që të di qëndrimin e tij. Pa dyshim, kur keni një futbollist me teknikë dhe aftësi të tij, dyert e ekipit Kombëtar janë gjithmonë të hapura”.

Në ndërkohë, vazhdojnë të qarkullojnë njoftime se Barcelona është e gatshme të transferojë Januzajn nëse ai refuzon të vazhdojë kontratën në Manchester United.

Gjiganti katalan është duke përcjell 18-vjeçarin i cili ka hyrë në tetë muajt e fundit të kontratës në Old Trafford.