lajmi.net

Januzaj nuk është në shitje

Manchester United nuk e ka ndërmend ta shesë Adnan Januzajn. Sipas mediave britanike, Djajtë e Kuq do t’i refuzojnë të gjitha ofertat që do t’u arrijnë gjatë verës për talentin kosovar.

Sport

18/06/2014 10:46

Adnan Januzaj nuk do të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere. Përkundër ofertave të majme, Djajtë e Kuq kanë vendosur t’ju rezistojnë atyre, pasi e shohin të ardhmen e talentit kosovar në Old Trafford, shkruan tabloidi britanik, ‘Daily Mail’.

Së fundmi u raportua se Real Madridi është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për 19 vjeçarin, për ta transferuar në Santiago Bernabeu.

Ndërsa, gjatë sezonit të kaluar Paris Saint Germain po ashtu kishte ofruar rreth 40 milionë, kurse interesim kishin shprehur edhe Bayern Munich, Juventus dhe Manchester City.

Përfaqësuesi belg pati paraqitje mbresëlënëse me Unitedin gjatë sezonit të tij të parë si profesionist, ndërsa aktualisht gjendet në Brazil, ku po merr pjesë në Botëror.

Januzaj nuk është në shitje

Manchester United i është përgjigjur Paris Saint-Germainit në përpjekjet e kampionit të Ligue 1 për transferimin e yllit kosovar, Adnan Januzaj në fund të këtij sezoni. Trajneri i gjigantit nga Parc des Princes, Laurent Blanc raportohej se është i gatshëm të shpenzojë 40 milionë funte për blerjen e 19-vjeçarit, për të cilin ka përgatitur pagë…

Sport

07/02/2014 10:39

Manchester United i është përgjigjur Paris Saint-Germainit në përpjekjet e kampionit të Ligue 1 për transferimin e yllit kosovar, Adnan Januzaj në fund të këtij sezoni.

Trajneri i gjigantit nga Parc des Princes, Laurent Blanc raportohej se është i gatshëm të shpenzojë 40 milionë funte për blerjen e 19-vjeçarit, për të cilin ka përgatitur pagë prej 100 mijë funtesh në javë.

Mirëpo, United ka reaguar menjëherë duke insistuar se Januzaj nuk është në shitje.

Një burim i afërt me klubin ka thënë për Daily Star: “Adnan ka rol të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen dhe mund të arrijë sukses të madh në klub. Nuk ka rëndësi se çfarë oferte vjen për të, ai nuk do të shihet sepse nuk është në shitje”.

Januzaj vazhdoi kontratën me Unitedin më herët gjatë këtij sezoni në pagë prej 30 mijë funtesh në javë dhe ajo mund t’i përmirësohet edhe më tepër nëse ai vazhdon të shkëlqejë në vazhdim të sezonit.

LM