Januzaj nuk është Messi

Adnan Januzaj ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni për Manchester Unitedin. Ylli kosovar konsiderohet si talent i madh. Mirëpo, uebfaqja Ftbpro shkruan se ai është i mbivlerësuar dhe nuk do të bëhet Lionel Messi i ardhshëm.

Sport

19/04/2014 11:57

Adnan Januzaj konsiderohet si talent i madh. Ylli kosovar është një prej futbollistëve më të dalluar të Manchester Unitedit gjatë këtij sezoni.

19-vjeçari doli në skenë kur shënoi dy gola në fitoren e Unitedit në udhëtim te Sunderland me rezultat 2:1 në fillim të sezonit.

Ai ka kaluar një edicion të jashtëzakonshëm dhe tashmë konsiderohet si një prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e gjigantit nga Old Trafford. Mirëpo, ka edhe të atillë që mendojnë se Januzaj është i mbivlerësuar.

“Adnan Januzaj është shumë i mbivlerësuar nga tifozët e Unitedit, ai është i mirë dhe do të përmirësohet por nuk është Lionel Messi i ardhshëm”, shkruan uebfaqja Ftbpro.com.

“Mesfushori u paraqit shpeshherë në pjesën e parë të sezonit por ardhja e Juan Matas dhe rikthimi i Robin van Persiet nga lëndimi bëri që ai të luajë rrallë herë në vazhdim. Aftësia e tij për t’u ballafaquar me kundërshtarë është elementi më i fuqishëm, i kombinuar nga aftësia e shënimit të golave dhe pasionet, andaj nuk është futbollist i keq. Por, ai është shumë i mbivlerësuar për momentin”.

Kush ka të drejtë, do ta mësojmë me kalimin e kohës.