Januzaj: Nuk e lë asnjëherë Belgjikën për Kosovën

Adnan Januzaj nuk do ta lë Përfaqësuesen e Belgjikës as në momentin kur Kosova të pranohet në FIFA e UEFA. Talenti kosovar është i vendosur ta përfaqësojë vendin ku u lind dhe u rrit.

Sport

19/05/2014 22:32

Kosova e ka humbur përgjithmonë Adnan Januzajn. Talenti kosovar ka konfirmuar se do ta përfaqësojë Belgjikën gjatë tërë karrierës, edhe nëse Kosova pranohet në FIFA dhe UEFA.

“Unë do të mbetem tek Belgjika, edhe nëse pranohet Kosova”, ka thënë 19 vjeçari, i cili së fundmi vendosi të luajë për Belgjikën, duke hequr dorë nga opsionet tjera si Anglia, Shqipëria, Kosova e Turqia. 

“Jam lindur këtu, kam shkuar në shkollë këtu. Kështu që, këtu është e ardhmja ime”, ka thënë ndër të tjera talenti i Manchester Unitedit në konferencë për shtyp. 

Januzaj u përfshi nga përzgjedhësi Marc Wilmots për Botërorin e Brazilit, duke u bërë shqiptari i parë që e përfaqëson këtë vend.