Januzaj në stilin e Iniestas, shikojeni çfarë asistimi

Adnan Jnauzaj është rikthyer fuqishëm te Real Sociedadi, pas lëndimit që kishte.

Sport

12/11/2018 12:54

Adnan Januzaj mbeti për një kohë të gjatë jashtë fushave për shkak të lëndimit, mirëpo ai u rikthye me formë të lartë.

Real Sociedad e mposhti Levanten e Enis Bardhit, me rezultat, 3:1, ndërsa lojtari kosovar dhuroi një asistim maestro te Juanmi në minutën 77’, përcjell “lajmi.net”.

Januzaj luajti nga minuta e parë, e që asistimi i tij u dha motiv të madh bashkëlojtarëve, që në fund t’i fitojnë tri pikë.

Anësori kosovar tregoi se është i rëndësishëm për Real Sociedadin, pas një krize që kishte në fillim të aventurës. /Lajmi.net/