Januzaj në rrezik

Adnan Januzaj ka bërë një transformim nga tinejxheri premtues i Manchester Unitedit në futbollistin më të mirë të ekipit për muajin tetor. Por, presioni ndaj yllit të ri kosovar tashmë është i nivelit të lartë, shkruan portali britanik hereisthecity.com. 18-vjeçari ka bërë nëntë paraqitje për Unitedin këtë sezon. Para debutimit kundër Wigan Athletic në Community…

Sport

18/11/2013 14:54

Adnan Januzaj ka bërë një transformim nga tinejxheri premtues i Manchester Unitedit në futbollistin më të mirë të ekipit për muajin tetor.

Por, presioni ndaj yllit të ri kosovar tashmë është i nivelit të lartë, shkruan portali britanik hereisthecity.com. 18-vjeçari ka bërë nëntë paraqitje për Unitedin këtë sezon.

Para debutimit kundër Wigan Athletic në Community Shield, Januzaj kishte zhvilluar vetëm 39 ndeshje për ekipet U-18 dhe U-21.

Por, ai shfaqi kualitete të mjaftueshme gjatë atyre dueleve, kurse zgjoi vëmendjen e gjerë kur realizoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Sunderlandit. Ish mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville ka thënë se Januzaj mund të bëhet “një prej futbollistëve më të mirë në botë”.

Kurse, sulmuesi Robin van Persie ka thënë se kosovari është “në mesin e një ose dy”, futbollistëve më të mirë të ri që i ka parë. Menaxheri i Unitedit, David Moyes ka bërë thirrje që gjyqtarët ta mbrojnë më tepër Januzajn, i cili ka qenë cak i ndërhyrjeve të ashpra nga kundërshtarët.

Por, sipas hereisthecity.com, Januzaj po ashtu ka nevojë përkrahje edhe nga ata që tashmë e konsiderojnë si yll në Old Trafford: përgjigja e Anglisë për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.