Januzaj në La Liga?

Superylli i Manchester United, Adnan Januzaj mund të huazohet në La Liga, më saktësisht te skuadra e Real Socieadit, që dje ka emëruar si trajner, David Moyesin.

Sport

11/11/2014 13:29

David Moyes është njeriu që e ka ‘zbuluar’ Adnan Januzaj dhe është një fans shumë i madh i talentit me origjinë kosovare, që përfaqëson Belgjikën.

Moyes, dje është emëruar si trajner i Real Sociedadit, dhe mediat menjëherë kanë filluar të raportojnë se Adnan Januzaj mund të huazohet për një gjysmësezoni te skuadra spanjolle.

Adnani nuk po tregon formë të mirë te skuadra e Manchester United, dhe nuk është befasi nëse gjatë janarit, ai do të huazohet te Real Sociedadit.

Në këtë skuadër, ai do të ketë më shumë hapësira dhe më shumë minuta për të luajtur, ku dhe do të mund të tregojë të gjitha aftësitë e vërteta të tij.