Januzaj në fanellën e Shqipërisë

Adnan Januzaj është aktualisht futbollisti më i përfolur në Evropë. Ylli kosovar është bërë temë e nxehtë pas dy golave në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit 2-1 të shtunën në debutimin e tij si titullar në Premierligë. Januzaj, përveç se kërkohet nga klube të mëdha përfshirë Juventusin, Barcelonën dhe Manchester Cityn, është cak i…

Sport

11/10/2013 11:45

Adnan Januzaj është aktualisht futbollisti më i përfolur në Evropë. Ylli kosovar është bërë temë e nxehtë pas dy golave në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit 2-1 të shtunën në debutimin e tij si titullar në Premierligë.

Januzaj, përveç se kërkohet nga klube të mëdha përfshirë Juventusin, Barcelonën dhe Manchester Cityn, është cak i Kombëtareve të ndryshme evropiane si Shqipëria, Anglia, Belgjika e Kroacia.

Por, Bolow & Schumann, artistë që publikojnë karikatura të futbollistëve dhe figurave më të famshme në botën e futbollit kanë vendosur të punojnë Januzajn.

Vepra e tyre është publikuar sot në rrjetin social Facebook dhe aty Januzaj është i pasqyruar me fanellën e Shqipërisë duke formuar me gishtërinj shkronjën A, ‘A for Albania’.