Januzaj në ekipin e Capital One Cup

Manchester United humbi 2:1 në udhëtim te Sunderland në ballafaqimin e parë gjysmëfinal në kuadër të Capital One Cup. Ishte kjo disfata e tretë e njëpasnjëshme brenda një jave për ekipin e menaxherit David Moyes. Mirëpo, pavarësisht humbjes, ylli kosovar Adnan Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij dhe në disa portale dhe të përditshme u…

Sport

09/01/2014 15:30

Manchester United humbi 2:1 në udhëtim te Sunderland në ballafaqimin e parë gjysmëfinal në kuadër të Capital One Cup.

Ishte kjo disfata e tretë e njëpasnjëshme brenda një jave për ekipin e menaxherit David Moyes.

Mirëpo, pavarësisht humbjes, ylli kosovar Adnan Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij dhe në disa portale dhe të përditshme u shpall lojtari i ndeshjes.

Kjo ka bërë që 18-vjeçari të inkuadrohet në ekipin më të mirë të gjysmëfinaleve të para të Capital One Cup.

Januzaj shkëlqeu kundër Sunderlandit

Në skuadër dominojnë futbollistët e Manchester Cityt që shkatërruan West Ham Unitedin duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0 në çiftin tjetër.