Januzaj mund të ‘digjet’ nga Manchester United

Manchester United frikësohet se talenti Adnan Januzaj mund të ‘digjet’ nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur nga tash deri në fund të sezonit. Mesfushori kosovar ishte njëri prej futbollistëve të paktë që po shkëlqen në sezonin e vështirë të Unitedit, duke shfaqur paraqitje të shkëlqyeshme, pasi iu dha rasti të luante nga menaxheri David…

Sport

07/03/2014 15:30

Manchester United frikësohet se talenti Adnan Januzaj mund të ‘digjet’ nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur nga tash deri në fund të sezonit.

Mesfushori kosovar ishte njëri prej futbollistëve të paktë që po shkëlqen në sezonin e vështirë të Unitedit, duke shfaqur paraqitje të shkëlqyeshme, pasi iu dha rasti të luante nga menaxheri David Moyes.

Por, ky i fundit u akuzua nga tifozët e ‘Djajve të Kuq’ pasi e la futbollistin nga Istogu jashtë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakosit, por Januzaj përfundoi në bankinë edhe në ndeshjet e fundit, ku United sigurisht nuk mori ndonjë rezultat të kënaqshëm.

Ish trajneri i Evertonit është nën presion të madh para ndeshjes së fundjavës ndaj West Bromwich Albionit, për ta inkuadruar ish futbollistin e Anderlechtit nga minuta e parë.

Së fundmi spekulohej se Januzaj mund ta ketë vuajtur presionin nga organizimet në Kosovë, që e shihnin atë duke luajtur për vendin e tij.

Megjithatë, mësohet se mungesa e Januzajt ka të bëjë me faktin se Moyes dëshiron ta ruajë 19 vjeçarin për ndeshjet e rëndësishme në Premierligë.

“Sapo janë hapur dyert për të dhe mendoj se e kemi trajtuar në mënyrën e duhur. E kemi vendosur në disa ndeshje dhe e kemi ruajtur në ca të tjera”, theksoi Phil Neville, trajneri i ekipit të parë në Old Trafford.

“Duhet ta kemi të qartë se pas 2-3 vjetësh ai do të përmirësohet dhe t’i arrijë nivelet të cilat shpresojmë t’i arrijë. Kjo është puna e jonë si trajnerë”, vazhdoi ai.