Januzaj mëson nga Ronaldo

Adnan Januzaj ka bërë të ditur se mëson nga ish ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo. Mesfushori i talentuar përcjell futbollistin e Real Madridit dhe synon të ndjek hapat e tij.

Sport

08/05/2014 17:36

Adnan Januzaj ka bërë të ditur se si mëson nga Cristiano Ronaldo. Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit studion Ronaldon dhe sheh ngjashmëri mes tij dhe futbollistit që erdhi në Manchester United më 2003.

Sikurse Ronaldo, Januzaj ishte 18-vjeç, kur depërtoi në ekipin e parë të Unitedit në fillim të këtij sezoni dhe tani synon të ndjek hapat e ikonës nga Old Trafford.

Stili i lojës së tyre është i ngjashëm dhe paraqitje e shkëlqyeshme e Januzajt kundër Hull Cityt të martën ishte përkujtim i asaj që bënte Ronaldo në ditët e tij si futbollist i gjigantit anglez.

“E shikoj shumë atë dhe mundohem t’i bëjë gjërat që i bënë ai”, deklaroi Januzaj për Inside United.

“Ai është futbollist shumë i mirë. Gjithmonë e shikoj atë dhe i ndjek ndeshjet e tij. Mundohem të bëjë atë që bënë ai dhe e kujtoj atë që bëri në Manchester United”, shtoi ai.

“Më duhet të punoj shumë në palestër, njësoj siç bëri ai, kur erdhi këtu, nuk ishte i fortë fizikisht. Por, pas një viti ose ashtu diçka, ai u bë shumë më i fortë dhe mund t’i shtynte kundërshtarët. Jam duke u forcuar për shkak të punës në palestër”, përfundoi Januzaj.