Januzaj me numrin e Giggsit (Foto)

Në prag të fillimit të sezonit të ri në Premierligë, në disa dyqane në Manchester, ka filluar të shitet fanella me numrin 11 që i takonte Ryan Giggsit, e që tani mban emrin e Adnan Januzajt.

Sport

12/08/2014 18:20

Ryan Giggs u pensionua nga karriera e futbollistit profesionist pas përfundimit të edicionit të shkuar.

Pas tërheqjes së tij, një numër i madh i tifozëve të Manchester Unitedit i bënë thirrje klubit që të pensionohet fanella e tij me numrin 11.

Mirëpo, gjiganti nga Old Trafford ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërsa, në disa dyqane në qytet, ka filluar të shitet fanella e Giggsit me numrin 11, që tani mban emrin e mesfushorit Adnan Januzaj.