Januzaj, më i miri i janarit

Adnan Januzaj mori një dhuratë të hershme të ditëlindjes pasi tifozët e Manchester Unitedit nga mbarë bota e votuan si futbollistin më të mirë për muajin janar. Talenti kosovar mori 75 për qind të votave duke mposhtur në garë Danny Welbeckun dhe Chris Smalling. Pasi pranoi çmimin si dhe çekun prej 500 funtesh i cili…

Sport

04/02/2014 16:15

Adnan Januzaj mori një dhuratë të hershme të ditëlindjes pasi tifozët e Manchester Unitedit nga mbarë bota e votuan si futbollistin më të mirë për muajin janar.

Talenti kosovar mori 75 për qind të votave duke mposhtur në garë Danny Welbeckun dhe Chris Smalling.

Pasi pranoi çmimin si dhe çekun prej 500 funtesh i cili do të dhurohet për bamirësi në UNICEF, Januzaj e shprehu gëzimin e tij për përkrahjen e tifozëve.

“Dua ti falënderohem të gjithë tifozëve, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve”, deklaroi ai për ManUtd.com.

“Jam shumë i lumtur me këtë çmim dhe shpresoj të mos jetë i fundit. Shpresoj të fitoj edhe shumë të tjerë”, shtoi ai.

I pyetur nëse ka dëgjuar brohoritjet nga tifozët që thërrasin emrin e tij, Januzaj tha: “Sigurisht. Më pëlqen kur ata këndojnë sepse më jep motivim shtesë, jam shumë i lumtur me këtë”.