Januzaj mbron Moyesin

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është optimist se menaxheri David Moyes do të jetë i suksesshëm në Old Trafford nëse i jepet kohë. Pas debutimit të tij me ekipin e parë në Community Shield, ylli kosovar është paraqitur pothuajse rregullisht nën drejtimin e ish menaxherit të Evertonit këtë sezon, duke shënuar dy herë në…

Sport

17/12/2013 11:29

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është optimist se menaxheri David Moyes do të jetë i suksesshëm në Old Trafford nëse i jepet kohë.

Pas debutimit të tij me ekipin e parë në Community Shield, ylli kosovar është paraqitur pothuajse rregullisht nën drejtimin e ish menaxherit të Evertonit këtë sezon, duke shënuar dy herë në 10 ndeshje në Premierligë.

Mirëpo, Moyes ka vuajtur të zëvendësojë Sir Alex Fergusonin gjatë verës, dhe skuadra e tij ka 10 pikë më pak se lideri Arsenal, në pozitën e tetë. Por, Januzaj, ka thënë se tifozët duhet të kenë durim. “Ai do të fitojë tituj”, deklaroi 18-vjeçari për MUTV.

“Mos harroni, është një trajneri i ri. Gjithçka është e re. Ju duhet t’i jepni kohë. Mendoj se është trajner i mirë, të gjithë futbollistët janë të gatshëm të punojnë shumë si dhe diçka e mirë do të vjen”, shtoi ai.

Januzaj i cili erdhi në klub më 2011 pasi kaloi kohë në akademitë e FC Brussels dhe Anderlecht, ka thënë se dëshiron të mbetet në Old Trafford “për një kohë të gjatë”.

“Jam i lumtur këtu, kur kam ardhur në Manchester United kam dashur të luaj me ekipin e parë. Tani dua të qëndroj këtu, të luaj për një kohë të gjatë, dhe nëse mundem, të bëhem futbollisti më i mirë”.