‘Januzaj ma kujton Johan Cruyffin’

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes ka lavdëruar me të madhe talentin e kësaj skuadre, Adnan Januzajn duke thënë se ai ka veçori të njëjta me atë të Johan Cruyffit.

Sport

06/01/2015 17:07

Adnan Januzaj ka vazhduar të lavdërohet nga David Moyes, i cili ka thënë se lojtari i United ka veçori të njëjta me atë të Johan Cruyffit.

“Disa lojtarë të rinj mbivlerësohen, mirëpo kjo nuk është duke ndodhur me Adnanin. Unë e kam kuptuar këtë gjë kur ai filloi të stërvitej me pjesën e parë të skuadrës”.

“Kam vendosur për që ta marrë atë në turin botëror vetëm disa minuta pasi e kam shikuar. Ai ishte njeriu që shkëlqeu në këtë tur”.

“Ai është një lojtar me një dhuratë të shkëlqyer nga zoti dhe me fuqinë për të shkuar shumë lartë. Kur e shoh mënyrën sesi e mban topin, ma kujton legjendën, Johan Cruyffin”, përfundoi Moyes fjalët e tij për FourFourTwo.