Januzaj largohet nga United?

Talenti nga Istogu, Adnan Januzaj sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester United, për shkak të minutazhit të shkurtër që ka te kjo skuadër.

Sport

29/09/2014 23:07

Adnan Januzaj është duke luajtur shumë pak me fanellën e Manchester United, e cila pritet të jetë arsyeja kryesore e largimit të tij nga Old Trafford.

Mediat angleze raportojnë se Adnani do të largohet nga Old Trafford, pasi me arritjen e disa yjeve te kjo skuadër, vendi i tij tashmë nuk është i sigurtë.

“Januzaj po stërvitet shumë dhe është i gatshëm për secilën ndeshje. Me arritjen e shumë lojtarëve në United, tashmë vendi i tij nuk është i sigurtë te kjo skuadër”.

“Januzaj do të bisedojë edhe një herë me krerët e skuadrës dhe të qartësojë gjendjen e tij. Besohet se ai do të largohet nga Old Trafford”, shkruan në një gazetë angleze.