Januzaj kthehet në Premierligë, kalon te ish-kampioni

Kosovari së shpejti me ekip të ri.

Sport

04/08/2018 12:35

Adnan Januzaj me shumë gjasa mund të rikthehet në Premierligën Angleze.

Leicester City i ka gati paratë për futbollistin kosovar.

Me 70 milionët e shitjes së Mahrez, “dhelprat” janë duke kërkuar zëvëndësuesin e tij dhe Januzaj është në top listën e dëshirave.

Sipas mediave angleze, Leicester orëve të fundit i ka intensifikuar bisedimet me Real Sociedad dhe shumë shpejt pritet të ketë diçka më konkretet në këto përpjekje.