Januzaj, kandidat për golin e vitit

Adnan Januzaj e pati një sezon fantastik në fillim të karrierës profesioniste. Ylli kosovar ka realizuar katër gola në fanellën e Manchester Unitedit, ndërsa goli në stilin volej ndaj Sunderlandit, është kandidat për çmimin ‘Goli i Vitit’ tek ‘Djajtë e Kuq’.

Sport

29/04/2014 18:48

Adnan Januzaj është duke e shijuar një sezon përrallor në fanellën e Manchester Unitedit. 

Ylli kosovar ka realizuar katër gola, qysh në debutimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’, pas suksesit që e arriti me ekipin e të rinjve.

Goli fantastik i 19 vjeçarit, i realizuar ndaj Sunderlandit, në stilin volej, është kandidat për çmimin ‘Goli i Vitit’.

Nga 90 golat e realizuar nga ekipi nga Old Trafford, në konkurrencë për golin e vitit janë edhe Van Persie, nani, Hernandez, Mata, Evra e Young.

Lexuesit e uebfaqes zyrtare të klubit mund ta votojnë golin e vitit deri më 8 maj.