Januzaj, kandidat për futbollistin e vitit

Adnan Januzaj është kandidat për ta fituar çmimin ‘Futbollisti i Vitit’ në Manchester United. Uebfaqja zyrtare e klubi ua ka mundësuar të gjithë tifozëve t’i votojnë më të mirët e vitit përmes uebfaqes zyrtare të klubit, ndërsa në mesin e tre favoritëve për ta fituar këtë çmim prestigjioz është edhe vetë futbollisti kosovar, i cili…

Sport

08/04/2014 12:31

Adnan Januzaj është kandidat për ta fituar çmimin ‘Futbollisti i Vitit’ në Manchester United.

Uebfaqja zyrtare e klubi ua ka mundësuar të gjithë tifozëve t’i votojnë më të mirët e vitit përmes uebfaqes zyrtare të klubit, ndërsa në mesin e tre favoritëve për ta fituar këtë çmim prestigjioz është edhe vetë futbollisti kosovar, i cili ishte zgjedhur futbollisti i muajit tetor dhe janar.

“Januzaj, fitues i dy muajve, është një kandidat i fuqishëm”, shkruan në uebfaqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë, Wayne Rooney do ta kërkojë këtë trofe për herë të tretë, duke e barazuar Cristiano Ronaldon, nëse e arrin një gjë të tillë, ndërsa Robin van Persie e synon titullin e dytë rresht.

Gjithashtu, kandidat serioz është edhe portieri David De Gea, që bëri pritje spektakolare këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’.

Tifozët kanë të drejt t’i votojnë të gjithë futbollistët, të cilët e kanë bërë së paku një paraqitje me Unitedin këtë sezon.

Në listë janë edhe David De Gea, Anders Lindegaard; Alex Büttner, Jonny Evans, Patrice Evra, Rio Ferdinand, Phil Jones, Rafael, Chris Smalling, Nemanja Vidic; Michael Carrick, Tom Cleverley, Marouane Fellaini, Darren Fletcher, Ryan Giggs, Adnan Januzaj, Shinji Kagawa, Juan Mata, Nani, Antonio Valencia, Ashley Young; Javier Hernandez, Wayne Rooney, Robin van Persie, Danny Welbeck.