Januzaj inspiron Unitedin

Manchester United më në fund sheh dritë me sy. Kampioni në fuqi e shënoi një fitore shumë të nevojshme në udhëtim te Aston Villa ku fitoi me rezultat të thellë 3:0. I inspiruar nga paraqitja fantastike e yllit kosovar Adnan Januzaj – i cili sërish ishte titullar – United e dominoi kundërshtarin dhe i dha…

Sport

15/12/2013 15:20

Manchester United më në fund sheh dritë me sy. Kampioni në fuqi e shënoi një fitore shumë të nevojshme në udhëtim te Aston Villa ku fitoi me rezultat të thellë 3:0.

I inspiruar nga paraqitja fantastike e yllit kosovar Adnan Januzaj – i cili sërish ishte titullar – United e dominoi kundërshtarin dhe i dha fund serisë negative prej dy humbjeve të njëpasnjëshme në Premierligë.

Momenti që zhbllokoi sfidën erdhi në minutën e 15’të kur Raphael harkoi për Januzajn i cili goditi me kokë por ishte i pafat pasi topi qëlloi shtyllën, mirëpo u dëbuar tek Danny Welbeck i cili e dërgoi në rrjetë.

Vetëm tre minuta më vonë Welbeck realizoi sërish pas një harkimi nga krahu i djathtë nga Antonio Valencia. Januzaj ishte afër ta godiste topin por para tij mbërriti Welbeck. Në minutën e 52’të, United e mbylli çështjen e fituesit kur realizoi Tom Cleverley.

Januzaj u zëvendësua në minutën e 50’të kur në vend të tij në lojë u inkuadrua Ashley Young. Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 25 pikëve, dhjetë më pak se Arsenali.