Januzaj inspiron të rinjtë e Man Utd

Depërtimi i suksesshëm i Adnan Januzajt nga skuadra e të rinjve në ekipin e parë të Manchester Unitedit është duke shërbyer si inspirim për lojtarët e ekipit të dytë të gjigantit anglez. Shembulli më i ri vjen nga James Wilson, 18-vjeçari, anëtar i ekipit U-21 të Manchester Unitedit i cili ka pranuar se synon të…

Sport

11/03/2014 17:30

Depërtimi i suksesshëm i Adnan Januzajt nga skuadra e të rinjve në ekipin e parë të Manchester Unitedit është duke shërbyer si inspirim për lojtarët e ekipit të dytë të gjigantit anglez.

Shembulli më i ri vjen nga James Wilson, 18-vjeçari, anëtar i ekipit U-21 të Manchester Unitedit i cili ka pranuar se synon të ndjek hapat e Januzajt.

Talenti kosovar është një prej futbollistëve më të dalluar të gjigantit nga Old Trafford, deri më tani gjatë këtij sezoni, pas inkuadrimit në ekipin e parë nga menaxheri i ri David Moyes.

James Wilson dëshiton të bëhet si Januzaj

I pyetur nëse avancimi i Januzajt është diçka që i ofron shpresë për të ardhmen, Wilson u përgjigj: “Sigurisht. Mund të mbështetem tek ai dhe shpresoj të ndjek hapat e tij”.

Me siguri se do të jetë e vështirë që Wilson të arrijë nivelin e Januzajt, mirëpo së paku ka nga kush të inspirohet që të vazhdojë punën me shpresë të arritjes në ekipin e parë.