Januzaj i kundërpërgjigjet tifozit shqiptar

Adnan Januzaj i është kundërpërgjigjur me një falënderim një tifozi shqiptari, i cili ka dërguar një vizatim me emrin e lojtarit të Manchesterit.

Sport

05/10/2014 10:37

Një tifoz shqiptar ka vendosur që ti dhurojë Januzajt një dhuratë të veçantë por e cila ka vlera të mëdha.

Ai ka vizatuar emrin e Januzajt në një fletë duke e zbukuruar atë me disa zemra të vogla.

Januzaj e ka pritur shumë mirë këtë dhuratë, duke postuar  në rrjetin social Facebook fotografinë të cilën e ka shoqëruar gjithashtu dhe me një mesazh: “Dhuratë që më erdhi nga një tifoz shqiptar, faleminderit shumë”.