Januzaj i barabartë me Ronaldon

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka bilanc pothuajse të barabartë me Cristiano Ronaldon, në edicionin e parë të yllit portugez me gjigantin nga Old Trafford.

Sport

09/05/2014 20:19

Adnan Januzaj pranoi se mëson nga Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i talentuar i Manchester United dëshiron të shkojë hapave të yllit portugez i cili shkëlqeu për gjigantin anglez gjatë gjashtë stinorëve që kaloi në Old Trafford, para transferimit në Real Madrid më 2009.

Por, si qëndrojnë ata mes vete në sezonin debutues me Manchester Unitedin? Dhe, shumëkush mund të befasohet nga rezultati pothuajse i barabartë.

Ronaldo, në sezonin e tij të parë si futbollist i Manchester Unitedit pas transferimit nga Sporting Lisbon më 2003 realizoi katër gola në Premierligë, në 29 paraqitje. Januzaj, një xhiro para fundit, ka zhvilluar 26 ndeshje dhe ka shënuar po ashtu katër herë.

Mesatarja e tyre e golave është pothuajse identike, 387.5 minuta pas gol, përkatësisht 387. Ronaldo udhëheq me një asistim më tepër por Januzaj e mposht me përqindjen e pasimeve të sakta.

Për më tepër shikojeni grafikun.