Januzaj, gol të pabesueshëm nga gjuajtja e lirë (Video)

Futbollisti nga Istogu, Adnan Januzaj sapo ka shënuar një super-gol nga gjuajtja e lirë për skuadrën e Manchester United U21.

Sport

30/09/2014 00:25

Skuadra e Manchester United U21 ka shënuar fitore të ngushtë kundër Tottenham U21 me rezultat 2-1. Adnan Januzaj arriti të shënojë një supergol nga gjuajtja e lirë në këtë takim.

Golin e fitore për skuadrën e Djajve e shënoi Tom Thorpe me kokë në fund të takimit, duke i dhënë kështu tre pikë skuadrës së tij.

Adnani bëri një goditje perfekte me të majtën e tij, nga një pozitë mjaft e vështirë, duke e lënë kështu të shtangur portierin kundërshtar.

Video