Januzaj fotomodel

Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të mirë të rinj deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë, dhe jo vetëm tek skuadra e tij Manchester United. Ylli kosovar ka mahnitur të gjithë më talentin e tij të jashtëzakonshëm në stinorin e tij të parë me gjigantin anglez. Dhe, pas vetëm pjesës së parë…

Sport

30/01/2014 19:00

Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të mirë të rinj deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë, dhe jo vetëm tek skuadra e tij Manchester United.

Ylli kosovar ka mahnitur të gjithë më talentin e tij të jashtëzakonshëm në stinorin e tij të parë me gjigantin anglez.

Dhe, pas vetëm pjesës së parë të sezonit, 18-vjeçari ka fituar statusin e titullarit tek kampioni në fuqi i Premierligës.

Januzaj me paraqitjet e tij fantastike vazhdimisht zë vend në gazetat më prestigjioze britanike. Andaj, ai duket se do të paraqitet edhe në magazinën e radhës të Inside United.

Charlie Lincoln, punëtor në klub ka publikuar një fotografi të Januzajt duke luajtur rolin e fotomodelit, me gjasë për numrin e ardhshëm të revistës.