Januzaj, emër i ri për Juventusin

Adnan Januzaj është objektivi më i ri i Juventusit për transferim gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

10/01/2015 09:04

Wesley Sneijder, Henrikh Mkhitaryan, e tani Adnan Januzaj.

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit, është emri më i ri që përfolet si përforcim i mundshëm i kampionit të Italisë, Juventus, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Një rol më ndryshe nga dy të tjerët, por reprezentuesi belg duket se i pëlqen trajnerit të Bianconerëve, Massimiliano Allegri.

Januzaj nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Old Trafford dhe spekulohet se do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.