Januzaj e kënaq Nevillen

Ndihmëstrajneri i Manchester Unitedit, Phil Neville është i lumtur me avancimin e Adnan Januzajt këtë sezon, por paralajmëron se tinejxheri duhet të menaxhohet me kujdes nëse tifozët dëshirojnë të vazhdojnë të shohin shkëlqimin e tij. Januzaj filloi të lë përshtypje të mira nga turneu përgatitur i ekipit në verën e vitit të kaluar dhe debutoi…

Sport

01/03/2014 10:41

Ndihmëstrajneri i Manchester Unitedit, Phil Neville është i lumtur me avancimin e Adnan Januzajt këtë sezon, por paralajmëron se tinejxheri duhet të menaxhohet me kujdes nëse tifozët dëshirojnë të vazhdojnë të shohin shkëlqimin e tij.

Januzaj filloi të lë përshtypje të mira nga turneu përgatitur i ekipit në verën e vitit të kaluar dhe debutoi me ekipin e parë nën drejtimin e David Moyesit në fitoren ndaj Wigan Athletic në Community Shield.

Prej atëherë, ai është ngjitur gjithnjë e më lart. 19-vjeçari është një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit këtë sezon dhe nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare që do ta mbajë në klub deri në qershor 2018.

Mirëpo, Neville mohon sugjerimet se Januzaj i ka tejkaluar parashikimet, duke insistuar se stafi teknik ishte i vetëdijshëm për potencialin e tij.

“Të gjithë e dinim se kemi një talent special në duart tona”, deklaroi Neville për ManUtd.com.

“Por, testi i vërtetë vjen kur luani në Old Trafford. Andaj, kjo ishte pyetja në përgatitje para sezonit: a e ka ai temperamentin e duhur për të luajtur për Manchester Unitedin në Old Trafford? Mendoj se tashmë është përgjigjur”.

Januzaj ka zgjuar lëvdata me paraqitjet e tij, edhe pse Neville thotë se është me rëndësi që kërkesat ndaj mesfushorit të mos jenë shumë të larta, shumë herët.

“Ju duhet të keni kurajën, guximin, vetëbesimin, përkushtimin të luani për Manchester Unitedin, këto karakteristika janë çelësi i suksesit të një futbollisti dhe Adnan nuk dallon”.

Neville dhe Moyes

“Është ende herët për të edhe pse mendoj se e kemi trajtuar në mënyrën e drejtë. Ne duhet të përkujdesemi se pas dy tre vjetësh ai është ende duke u përmirësuar dhe arritur nivelet që shpresojmë se mund t’i arrijë. Kjo është detyra jonë si trajnerë”.

Dhe, derisa Januzaj vazhdon rrugëtimin e tij drejt nivelit më të lartë, Neville beson se të tjerët mund të përcjellin shembullin e kosovarit.

“Ne shpresojmë se Adnan është vetëm një prej shumë futbollistëve brenda pesë vjetëve të ardhshme që do të depërtojnë dhe luajnë në ekipin e parë”, përfundoi Neville.