Januzaj e impresionon Moyesin

Menaxheri i Manchester Unitedit ka mbetur i impresionuar me Adnan Januzajn, pas lojës që e shfaqi talenti kosovar në fitoren 3:0 ndaj West Bromwich Albionit. Phil Jones, Wayne Rooney e Danny Welbeck ishin realizatorë të golave të ‘Djajve të Kuq’, ndërsa për këtë fitore sigurisht se dha edhe 19 vjeçari, i cili ndërkohë u ndëshkua…

Sport

09/03/2014 14:00

Menaxheri i Manchester Unitedit ka mbetur i impresionuar me Adnan Januzajn, pas lojës që e shfaqi talenti kosovar në fitoren 3:0 ndaj West Bromwich Albionit.

Phil Jones, Wayne Rooney e Danny Welbeck ishin realizatorë të golave të ‘Djajve të Kuq’, ndërsa për këtë fitore sigurisht se dha edhe 19 vjeçari, i cili ndërkohë u ndëshkua me karton të verdhë, për shkak se u mundua të shënonte gol me dorë.

“Januzaj ishte i shkëlqyeshëm, njëjtë siç ishin Van Persie, Rooney e Mata”, ka thënë ish trajneri i Evertonit për televizionin e klubit, MUTV.

Januzaj luajti 76 minuta, duke ia lëshuar vendin bashkëlojtarit Shinji Kagawa. Futbollisti nga Istogu ishte lënë në bankinë në ndeshjet e fundit, ndërsa menaxheri Moyes kishte marrë kritika për këtë vendim.

Sidoqoftë, Januzaj e arsyetoi edhe këtë herë besimin e trajnerit, duke shfaqur paraqitje pozitive, në sezonin e tij debutues me ‘Djajtë e Kuq’. Januzaj ka realizuar tre gola këtë edicion.