Januzaj: Dua ta ndihmoj Belgjikën në Botëror

Adnan Januzaj synon ta ndihmojë Belgjikën në Botërorin e Brazilit. Mesfushori kosovar po ambientohet në ekipin belg, të cilin e zgjodhi para opsioneve tjera që pati.

Sport

20/05/2014 10:49

Adnan Januzaj është i vendosur ta ndihmojë Belgjikën në Botërorin e Brazilit, pasi e zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin e Marc Wilmots të hënën.

Mesfushori kosovar e zgjodhi Belgjikën para opsioneve tjera si Anglia, Shqipëria, Kosova e Turqia dhe tash është i fokusuar totalisht tek kjo skuadër.

“Stërvitja e parë shkoi mjaft mirë. Jam integruar në ekip shumë shpejtë dhe më ndihmon fakti se i njoh lojtarët si Kompany, Fellaini e Lukaku\”.

\”Dua të shkoj në Brazil për ta ndihmuar ekipin që të ketë paraqitje sa më të mirë në Botëror”, ka thënë futbollisti nga Istogu pas stërvitjes.

“E zgjodha Belgjikën sepse jam lindur dhe jam shkolluar këtu. E ardhmja ime është këtu. Zgjedhja ime ka zgjatur, por doja të fokusohesha fillimisht tek Manchester United.