Januzaj drejt Belgjikës

Drejtuesit e Manchester Unitedit po e shtyjnë mesfushorin Adnan Januzaj që të zgjedhë përfaqësuesen e Belgjikës. Ata duan që talenti 18-vjeç ta përfaqësojë këtë shtet, edhe pse mesfushori kosovar ende nuk ka vendosur për skuadrën që do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtarë. Edhe Shqipëria me selektorin Gianni de Biasi po lobon fuqishëm për ta bindur.…

Sport

25/12/2013 10:28

Drejtuesit e Manchester Unitedit po e shtyjnë mesfushorin Adnan Januzaj që të zgjedhë përfaqësuesen e Belgjikës.

Ata duan që talenti 18-vjeç ta përfaqësojë këtë shtet, edhe pse mesfushori kosovar ende nuk ka vendosur për skuadrën që do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtarë.

Edhe Shqipëria me selektorin Gianni de Biasi po lobon fuqishëm për ta bindur.

“Ne shpresojmë që ai të zgjedhë Belgjikën, për shkak se kjo do të ishte zgjedhja e tij më e mirë. Po ashtu, te Belgjika, Januzaj do të zhvillohej më shumë se sa në ndonjë kombëtare tjetër”, ka thënë një burim brenda Manchester Unitedit, sipas asaj që raporton portali belg Voetba- lnieuws.be.

Januzaj ka depërtuar në ekipin e parë të Manchester United këtë sezon dhe menjëherë është shndërruar në futbollist të rëndësishëm i cili ka shënuar tre gola në 11 paraqitje në Premierligë.

Ai së fundmi nënshkroi kontratë të re me klubin deri në vitin 2018.

Kohët e fundit, në tribunat e “Old Trafford” po këndohet vetëm një këngë që i është kushtuar Januzajt. Madje, edhe tifozët po e njohin Januzajn si belg, për shkak se ka lindur dhe është rritur në Belgjikë.