Januzaj do të shkëlqejë në Botëror

Manchester United ka shprehur besimin se Belgjika do të paraqitet me sukses në Kampionatin botëror me dyshen e futbollistëve të tij, Adnan Januzaj dhe Marouane Fellaini.

Sport

10/06/2014 16:09

Manchester United ka mbështetur Belgjikën që të shkëlqejë në Kampionatit botëror në Brazil për faktin se në radhët e saj ka dyshen nga Old Trafford, Adnan Januzaj dhe Marouane Fellaini.

Januzaj dhe Fellaini janë pjesë e skuadrës së selektorit Marc Wilmots që do të luajë në Kampionatin botëror. Dhe, gjiganti anglez ka shprehur mbështetjen e tyre për Belgjikën dhe dy anëtarët e saj.

“Përkrahim Belgjikën që të arrijë gjëra të mëdha në Kampionatin botëror me Adnan Januzajn dhe Marouane Fellainin”, shkruan në postimin e publikuar nga Manchester United në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter.

Belgjika do të garojë në Grupin H me Algjerinë, Rusinë dhe Republikën e Koresë.