Januzaj debuton me Belgjikën

Adnan Januzaj ka debutuar me Përfaqësuesen e Belgjikës. Mesfushori kosovar i ka zhvilluar 45 minuta, në fitoren ndaj Luksmeburgut me rezultat 5:1.

Sport

26/05/2014 23:43

Më në fund, Adnan Januzaj ka debutuar me Belgjikën. Mesfushori kosovar është inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë, në miqësoren që Përfaqësuesja e Belgjikës e fitoi ndaj Luksemburgut me rezultat 5:1.

19 vjeçari luajti 45 minuta, duke hyrë në lojë në vend të Eden Hazard.

Romelu Lukaku ka realizuar tre gola për ekipin e Marc Wilmots, kurse nga një e shtuan Nacer Chadli e Kevin de Bruyne nga penalltia. Ndërkaq, për  mysafirët shënoi Aurelien Joachim.

Januzaj vendosi muajin e kaluar për Belgjikën, duke hequr dorë nga Anglia, Shqipëria dhe Kosova. Ylli i Manchester Unitedit do të jetë pjesë e Botërorit të Brazilit.