Januzaj bën femër

Adnan Januzaj është bërë më në fund me femër. Futbollisti i ri kosovar thuhet se e ka nisur një lidhje me këngëtaren britanike Tulisa. Kështu shkruan uebfaqja caughtoffside.com, e cila është bazuar në spekulimet që po rrjedhin nga Twitteri. Ish anëtarja e grupit ‘N-Dubz’, aktualisht anëtare e jurisë në X-Factor, kishte një të kaluar me…

ShowBiz

09/12/2013 11:44

Adnan Januzaj është bërë më në fund me femër. Futbollisti i ri kosovar thuhet se e ka nisur një lidhje me këngëtaren britanike Tulisa. Kështu shkruan uebfaqja caughtoffside.com, e cila është bazuar në spekulimet që po rrjedhin nga Twitteri.

Ish anëtarja e grupit ‘N-Dubz’, aktualisht anëtare e jurisë në X-Factor, kishte një të kaluar me futbollistë, përfshirë këtu edhe mbrojtësin e QPR-së, Danny Simpson.

Nëse është e vërtetë lidhja e 18 vjeçarit me 23 vjeçaren, atëherë menaxheri David Moyes do të ketë punë që t’i flasë futbollistit me pasaportë belge, që të mos ekspozohet shumë në publik me të dashurën dhe të mos përqendrohet krejtësisht tek ajo, duke e harruar futbollin, pas shpërthimit të këtij viti me Manchester Unitedit.