Januzaj apo Mata?

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal duhet të zgjedhë njërin nga Adnan Januzaj dhe Juan Manuel Mata. Sidoqoftë, mediat angleze ende nuk janë të sigurt nëse lojtari që humb, do të largohet nga Old Trafford.

Sport

05/10/2014 20:00

Juan Mata ka startuar në ndeshjen e Manchesterit kundër Evertonit, ndërsa Adnan Januzaj ende nuk kaluajtur asnjë takim nga minuta e parë këtë sezon.

Janari po afrohet, ndërsa Van Gaal duhet të bëj një zgjidhje ndërmjet Matës dhe Januzajt, pasi të dy këta lojtarët kërkohen nga skuadrat tjera europiane.

Sidoqoftë, ende nuk është e sigurtë nëse ‘humbësi’ do të largohet nga Old Trafford gjatë janarit edhe pse një gjë e tillë mund të ndodh shumë lehtë.

Januzaj kërkohet nga shumë top-klube europiane duke veçuar këtu Juventusin, ndërsa Mata është duke u kërkuar nga Valencia dhe Atletico Madridi.