Janjic, mos u përziej

Përfaqësues të Listës Serbe shprehen të pakënaqur me deklaratat e analistit nga Beogradi Dusan Janjic, i cili është deklaruar kundër animeve politike të zyrtarëve serbë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Lajme

07/10/2013 17:13

Iniciativa e Qytetarëve Serbe i ka bërë thirrje analistit serb Dusan Janjic që t’i “ndalë tregimet” për Kosovën gjatë kohës së fushatës parazgjedhore.

Ata kanë bërë të ditur se qëndrimet publike të Janjicit, janë duke krijuar një imazh të gabuar lidhur me aktivitetet e Qeverisë së Serbisë dhe me këtë është duke krijuar konfuzion tek qytetarët serbë të Kosovës.

Kjo listë pretendon se qeveria serbe ndërmjetësoi formimin e Shoqatës së komunave serbe për të vendosur mbi arsimin, shëndetësinë, planifikimin hapësinor, projekte ekonomike. Dhe duke u bazuar në projektet e financuara nga qeveria serbe, sipas listës, është e domosdoshme që zyrtarë serbë të marrin pjesë edhe në fushatë.

“Ky është angazhimi më i vogël që e ka bërë ministri Aleksandar Vulin. Kështu thirrjet e tij kanë qenë që të punësuarit në shëndetësi, arsim dhe në institucione tjera të financuara nga Qeveria e Serbisë të votojnë për këtë listë”.

Janjic më herët kishte thënë se “procesi zgjedhor nuk është duke rrjedhur në drejtimin e krijimit të një atmosfere demokratike dhe fer. Kjo situatë e pa favorshme është krijuar duke filluar nga problemet me listat e votuesve e deri të sjelljet e ministrit Vulin dhe për këtë nuk i është lejuar kryeministrit Dacic të hyjë në Kosovë”.