A janë të dëmshme dietat drastike?

Për dekada me radhë, na është thënë se kur është fjala për humbjen e peshës, që të jetë e duhura dhe më e mira duhet që të ndodhë në mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.

Lifestyle

12/10/2016 21:10

“Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë nuk ka gjasa që t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme afat-gjatë dhe kjo vjen me rreziqe për shëndetin”, thotë website NHS.

Humbja e peshës se shpejtë ka qenë e lidhur me probleme të tilla si gurët në tëmth (për shkak se ajo shqetëson ekuilibrin e kolesterolit në trup), kequshqyerja dhe lodhje për shkak të rënies së papritur të kalorive.

Por hulumtimi është kthyer tashmë në një drejtim tjetër. Muajin e kaluar, një studim Australian në Lancet tregoi humbje e peshës në mënyrë të  shpejtë ishte më efektive në afat të shkurtër se një qasje graduale, e qëndrueshme.

Ata që iu nënshtruan kësaj diete morën kaloritë e duhura në ushqime jo të “mbingarkuara” dhe ajo që vunë re ishte metabolizëm normal dhe i shëndetshëm, pavarësisht kësaj rënie.