Janë pjekur kushtet për referendum në Republika Serpska

Milorad Dodik konstaton se janë pjekur kushtet për mbajtjen e një referendumi në Republika Serpska. Dodik thotë se RS aktualisht është stabile, por sipas tij, nëse njëherë do të destabilizohej ajo nuk do të kthehej kurrë në gjendjen e më parme.

Lajme

22/03/2014 21:52

Presidenti i Republika Serpska’s, Milorad Dodik, ka deklaruar se me politikën e qeverisjes aktuale janë krijuar kushtet për mbajtjen e një referendumi për pavarësinë e kësaj province, raporton Tanjug.

Dodik në një fjalim në Trebinje ka thënë se RS nuk mund të ndryshojë kursin kryesor të politikës së vet, në të kundërtën, nëse shkatërrohet atëherë nuk do të ketë kthim prapa.

“Ne e dimë saktë çfarë po bëjmë. RS është në duar të sigurta”.

Ai ka thënë se RS në këtë moment ka pozicionin më të mirë ndërkombëtar, duke qenë e pranuar dhe e respektuar.

“Më e rëndësishmja është që të mbahet RS, pasi që nëse njëherë ndodhë të hyjë në destabilitet – kurrë më nuk do të stabilizohej, pasi që këtë nuk do ta lejonin ndërkombëtarët”.