A janë meshkujt dhe femrat e bukur më inteligjentë, na tregon studimi

Përveç që janë të bekuar me fytyrë të bukur dhe me trup tërheqës, pjesëtarët e bukur të të dy gjinive janë më inteligjentë se personat me pamje mesatare, ka treguar një studim i kohës së fundit i bërë në Amerikë dhe në Britani të Madhe.

Fun

07/04/2016 03:01

Hulumtimi i ri “thyen” mitet që biondinat janë kokëtrasha dhe meshkujt tërheqës nuk janë edhe aq “mendjemprehtë”. Madje, hulumtuesit pohojnë që meshkujt dhe femrat e bukur janë shumë inteligjent, përkatësisht që IQ-ja (koeficienti i inteligjencës) e tyre është 14 pikë më e madhe se e personave mesatarë.

Njerëzit e bukur dhe të zgjuar kryesisht tërheqin pjesëtarët fizikisht atraktivë të gjinisë së kundërt, thuhet në studimin të kryer nga hulumtuesit e “London School of Economics”, transmeton koha.net. Fëmijët e çifteve të tilla më së shpeshti trashëgojnë kualitetet e të dy prindërve.

“Tërheqja fizike është e lidhur me inteligjencën, derisa gjendja shëndetësore apo klasa shoqërore janë më pak të rëndësishme”, ka thënë hulumtuesi Satoshi Kanazawa, bën të ditur “Sunday Times”.

Megjithatë, një hulumtim tjetër, ka treguar që vajzat nga klasa e mesme janë kryesisht më inteligjente se vajzat të cilat i takojnë klasës punëtore.

Këto zbulime janë të bazuara në studimin National Child Development, në të cilin kanë marrë pjesë 17.419 persona që nga lindja, më saktë që nga viti 1958.

Gjatë fëmijërisë së hershme, e pastaj moshës adoleshente dhe pjekurisë ata kanë bërë një seri të testeve të inteligjencës, por është vëzhguar edhe zhvillimi i tyre si dhe përparimi akademik.

“Pohimi ynë që njerëzit e bukur janë më inteligjentë është i vërtetuar shkencërisht”, ka theksuar Kanazawa. /Telegrafi/