Janë më të dobëtit në Bundesligë, por çuditërisht ia kalojnë edhe Real Madridit

Nëse jo në fushë, skuadra e Koln po gëzon sukses jashtë saj.

Sport

29/09/2017 16:53

Gjermanët që renditen në vendin e fundit në Bundesligë, kanë arritur të bëhen me 100,000 anëtarë, duke u bërë vetëm skuadra e katër gjermane që e arri këtë, e duke e lënë pas ‘mbretërit’ e Real Madridit, që numërojnë 92,000 anëtarë.

Skuadra me më së shumti tifozë zyrtarë apo anëtarë në Gjermani, është Bayern Munich me 284 mijë, e ndjekur nga Borussia Dortmund me 150 mijë dhe Schalke që renditet në vendin e tretë me 145 mijë.

Nderin për t’u bërë anëtari i 100,000 –të e kishte një tifoz 13 vjeçar, i cili mori një sërë dhuratë nga Koln, dhe një fanellë që prapa kishte numrin 100,000.

“Disa vjet më parë, kemi pasur 50,000 anëtarë, tani kemi arritur një numër magjikë prej 100,000. Këto shifra tregojnë se çfarë lloj tifozësh fantastik kemi”, ka deklaruar presidenti i klubit Werner Spinner./Lajmi.net/