Nisin reagimet për fotografinë e dy personave në maje të Kishës

Peshkopi serb Teodosije, disa herë i ka shkruar institucioneve kosovare mbi incidente të këtij lloji, por asnjëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Lajme

15/04/2016 17:45

Dioqeza Serbe e Rashkës dhe e Prizrenit sot ka dënuar incidentin e fundit në Kishën e cila gjendet në Kampusin e Universitetin të Prishtinës.

Mediet kanë raportuar për dy individë që janë ngjitur në çatinë e kësaj Kishe. Dioqeza, në anën tjetër, sot ka reaguar mbi këtë veprim, duke e quajtur një veprim huliganësh, një tjetër në maratonën e veprimeve që shqiptarët bëjnë për t’i trazuar gjakrat me serbët.

“Kjo është mungesë respekti ndaj objekteve fetare ortodokse. Asnjë leje nuk është marrë për këtë veprim nga dy individë, dhe asnjë institucion nuk ka reaguar. Dukshëm do të kalojë kohë që huliganët të mësohen të respektojnë religjionin dhe objektet religjioze, por problem i madh këtu është indiferenca e institucioneve kosovare” shkruhet në reagimin e Dioqezës Serbe Ortodokse.

Në reagim poashtu tregohet se Peshkopi Teodosije disa herë i ka shkruar institucioneve kosovare mbi incidente të këtij lloji por asnjëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kjo tregon se policia e Kosovës dhe tjera institucione nuk janë gati ta mbrojnë asnjë objekt religjioz e fetar. Kjo është kundër cdo norme e civilizimi.

Për Kishën Ortodokse Serbe kjo Kishë në mes të Prishtinës është objekt fetar me rëndësi të madhe vazhdohet në reagimin në fjalë.
Aktin e dy personave që janë ngjitur në maje të Kishës e ka dënuar pak ditë më parë edhe Branimir Stojanoviq, i cili mes tjerash, ka thënë se objektet e trashëgimisë dhe kultit po kthehen në tualete publike për njerëzit dhe për huliganët në Kosovë./kultplus