Janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e komunave

Me ftesë të Ministrit të Financave Bedri Hamza është mbajtur takimi i dytë i Komisionit të Granteve për financimin komunal për vitin 2019-2021.

Lajme

13/04/2018 11:35

Në këtë takim janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e komunave, duke u bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020-2021.

Po ashtu, Komisioni i Granteve gjatë takimit ka aprovuar edhe parashikimet e të hyrave vetanake të komunave për vitin fiskal 2019 si dhe parashikimin afatmesëm 2020-2021./Lajmi.net/