Janë 60 detyra të papërmbushura në luftën kundër korrupsionit në Kosovë

Janë saktësisht 45 praktika ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit që Qeveria e Kosovës nuk i ka zbatuar dhe 15 të tjera që janë zbatuar vetëm pjesshëm.

Lajme

15/10/2014 09:26

Kënaqshëm janë zbatuar vetëm dy sosh.

Këshilli i Evropës ka rekomanduar Qeverinë të ndërmarrë veprime konkrete për të eliminuar mundësitë e korrupsionit në të gjitha pushtetet – Ekzekutiv, Legjislativ e Gjyqësor, shkruan ‘Koha Ditore’.

Vëmendje i është kushtuar procesit të prokurimit dhe atij të punësimeve.

Ndërkaq është kërkuar mbikëqyrje shumë më e madhe në financimin e subjekteve politike, por edhe në deklarimin e pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve të lartë publikë.

Dokumenti është produkt i Projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë, dhe të cilin e ka implementuar Këshilli i Evropës.

Në të jepet e dhëna se ka saktësisht 45 rekomandime të pazbatuara, 15 që janë zbatuar vetëm pjesshëm dhe që asnjë të mos jetë trajtuar në mënyrë të kënaqshme.

Në pjesën që i referohet Kodit Penal, zbatimit të ligjit dhe procedura penale në kuptim të konfiskimit dhe mohimeve të tjera të dobive dhe të të ardhurave nga krimet, është shtruar nevoja që të themelohet një entitet në kuadër të strukturës ekzistuese me theks të posaçëm për identifikimin, gjurmimin dhe ngrirjen e të ardhurave nga krimi.