Jan Oblak transferohet në Premierligë

Arsenali janë në kërkim të një emri të ri për portën për sezonin që po vjen.

Sport

16/03/2018 22:19

Peter Cech tash 35 vite, dhe me David Ospina që nuk po bind, ‘Gunners’ janë të interesuar që pozita e portierit të jetë prioriteti kryesor gjatë verës së vitit 2018.

Emri i pëlqyer për portën e Arsenalit, është ai i Atletico Madridit, Jan Oblak.

Slloveni 25 vjeçar është i shtrenjtë për Arsenalin, pasi klauzola e largimit të tij nga Atletico është 100 milionë euro.

Skuadra nga Londra, do të hyjë në bisedime me Atleticon, për t’i bindur për të hequr dorë nga Oblak për një çmim më të ulët./Lajmi.net/