Jamie Vardy – Manchester United, ky është lajmi i fundit

Interesimi i Manchester Unitedit për sulmuesin e Leicester Cityt, Jamie Vardy, është “ftohur”.

Sport

13/01/2018 16:53

Sulmuesi anglez me shumë gjasë do të mbetet te Leicester City edhe në pjesën e mbetur të sezonit.

Mediet në Angli sot kanë shkruar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë vendosur të tërhiqen nga gara për 29 vjeçarin, për t’u fokusuar te Alexis Sanchez i Arsenalit.

Sanchez është emri më i përfolur i këtij afati kalimtar, kur kërkohej edhe nga Manchester City. Këta të fundit një ditë më parë janë dorëzuar në garën për sulmuesin kilian, duke mos arritur akordin me Arsenalin.

Largimi i Cityt ia bën më të lehtë garën Unitedit, për të siguruar shërbimet e Sanchez, që është njëri nga sulmuesit më të mirë në Premierligë./Lajmi.net/