Jamie Vardy largohet nga kombëtarja     

Sulmuesi i Leicester City ka bërë të ditur se do të largohet nga kombëtarja angleze për t’iu dhënë hapësira të rinjëve.

Sport

28/08/2018 16:24

Jamie Vardy,i cili për herë të parë u paraqit me Anglinë në korrik të 2015, në ndeshjen ndaj Irlandës, ka në total 26 paraqitje me përfaqësuesen angleze.

Vardy duket ta ketë vënë në dijeni trajnerin Southgate gjatë kampionatit botëror se ai po e mendon largimin nga kombëtarja.

“Trajneri dëshiron të ketë një grup më të ri në dispozicion dhe unë nuk po bëhem më i ri. Megjithatë, Garreth ka besimin se unë ende mund të jap diçka për kombëtarën kështu që unë nuk po e mbyll përfundimisht derën. Nëse më e keqja ndodh dhe të gjithë sulmuesit lendohen, unë normalisht se nuk do t’i them jo Anglisë” ishin fjalët e sulmuesit 31 vjeçar.

Bashk më Vardyn duket se nga kombëtarja angleze do të largohet edhe mbrojtësi i Chelsea, Garry Cahill. /Lajmi.net/