James zbulon planin kundër Real Madridit

James Rodriguez dëshiron të ndeshet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/01/2018 13:49

James Rodriguez ka rigjetur dëshirën për të luajtur dhe goli i fundit i shënuar në fitoren e Bayernit ndaj Leverkusenit ishte një perlë e dhuruar nga ana e kolumbianit.

Forma që po shfaq ndoshta ka bërë që Reali i Madridit të ndjejë dhe një lloj pendese që lejoi largimin e tij.

“Ishte të largoheshe nga Reali, sepse unë e kam patur ëndërr që në fëmijëri të isha pjesë e kësaj skuadre, por i tillë është futbolli. Një ditë je në vendin ku duhet të jesh dhe një ditë tjetër nuk je.  Zidane është idhulli im. Në kohën kur ai luante futboll ishte fenomenal. Çdo trajner ka të preferuarit e tij.

Më tej kolumbiani deklaroi se shpeshherë kritikat ndaj tij, kur luante për Realin, ishin të padrejta.

“E vetmja gjë që nuk mund të pranoja ishin kritikat se unë stërvitesha keq. Akuza të padrejta, që kishin për qëllim të më dëmtonin. Te Bayerni ndihem shumë mirë. Jam i sigurt që si në Champions dhe kampionat do të arrijmë gjëra të mëdha. Në Champions do të më pëlqente të përballesha me Realin. Do të ishte bukur të sfidoja ish-skuadrën time. ”