James transferohet në Bayern Munich, nënshkruan me një klub tjetër (FOTO)

James Rodriguez ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

Sport

13/07/2017 11:46

James Rodriguez ndoshta nuk do të jetë përgjithmonë i Bayernit të Munihut. Kolumbiani në ditëlindjen e tij të 26, u prëzantua në Alian Arena.

Por ai nuk e la Realin. Sipas Marca, James Rodríguez ka zgjatur kontratën e tij deri në 2021 si një lojtar i Real Madridit.

Pra, kolumbiani do të ketë dy vite huazim tek Bayerni dhe nëse opsioni i blerjes nuk vendoset për fund të sezonit 18/19 , atëherë lojtari do të rikthehet në Madrid duke pasur edhe dy vite të tjera kontratë, përvjell Albeu.com.

Reali Madrid ka menduar të veprojë në kohë pasi nesër James do të qëndronte me kontratën aktuale deri në 2020 atëherë, nëse ai do të rikthehej në Madrid do të kishte vetë m një vit kontratë të mbetur.