James Rodriguez mposhtet nga Toni Kroos

Fansat e Real Madridit kanë votuar në një sondazh të bërë nga El Mundo Deportivo, rreth transferimit më të mirë të Los Blancos gjatë kësaj vere.

Sport

06/09/2014 19:19

James Rodriguez është transferi më i keq i Real Madridit, gjithnjë sipas fansave të cilët janë përgjigjur në sondazhin e bërë nga El Mundo Deportivo.

55% e personave kanë menduar se Toni Kroos është transferi më i mirë i bërë nga Real Madridi, ndërsa James Rodriguez i cili u transferua për 80 milionë euro, është i fundit me vetëm 12%.

Fansat e Realit përmbi Jamesin kanë zgjedhur edhe Keylor Navasin i cili ka marrë 15% të votave, dhe Javier Hernandezin me 18% të votave.

Largimi i Di Maria nga Santiago Bernabeu ka krijuar shumë polemika të mbretërit të cilët janë kritikuar shumë për një vendim të tillë.