James Rodriguez me këtë deklaratë zbulon të ardhmen

James Rodriguez ka përjashtuar mundësinë për një rikthim të mundshëm te Real Madrid.

Sport

23/07/2018 23:52

Ylli kolumbian ka përmbushur një vit të suksesshme në Gjermani te Bayern Munich, ndërsa në kontratën e tij ka edhe një vit huazim me gjigantët bavarez.

Ndryshimet në stolin e Real Madrid ngjallë spekulime për një rikthim të mundshëm të Rodriguez në ‘Santiago Bernabeu’.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë 27 vjeçarin, në një intervistë për një televizion në Kolumbi.

“Tani për tani jam në Bayern, kam pasur një sezon spektakolar dhe jam shumë i lumtur atje”, është përgjigjur James në pyetjen për rikthimin e mundshëm te Real Madrid./Lajmi.net/